• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KB Trepça reagon për ngjarjeve të ndodhura në Superkupën e Kosovës: Klubi ynë dënon sjelljen e disa individëve të caktuar

18/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi KB Trepça ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit nëpërmjet faqes zyrtare kanë reaguar duke shkruar se janë të përkushtuar për t’i luftuar dukuritë negative.

  

Njëherit Trepça i ka uruar edhe gjithë tifozëve për trofeun e fituar derisa i ka lutur që të distancohen nga individët që shkaktojnë probleme në sallat e sportit.

Reagimi i plotë nga Trepça:

Reagim!

Klubi i basketbollit Trepça shpreh shqetësimin për disa episode jo të mira gjatë dhe pas finales së Superkupës së Kosovës në basketboll, Trepça – Peja, e zhvilluar të dielën në Suharekë.

Klubi i basketbollit Trepça angazhohet maksimalisht për sjellje të dinjitetshme të të gjithë akterëve në ndeshjet e basketbollit, duke përfshirë shikuesit në tribuna. Në të njëjtën kohë klubi ynë dënon sjelljen e disa individëve të caktuar, që mundohen të kamuflohen brenda grupeve të tifozëve, që i bëjnë dëm klubit tonë, imazhit të klubit dhe basketbollit në përgjithësi.

Jemi të përkushtuar që të luftojmë dukuritë negative dhe nga ndeshja e ardhshme do të ketë masa të rrepta ndaj atyre individëve që me veprimet e tyre bien ndesh me misionin e klubit dhe basketbollit Kosovar.

Gjithë tifozët i urojmë për suksesin e arritur dhe në të njëjtën kohë i lusim për kujdes që të distancohen nga individët që me veprimet e tyre i sjellin dëme klubit tonë. /Lajmi.net

  

  


Next Post

De Ligt shpërthen ndaj Tuchel: Kjo është e tmerrshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.