Wednesday, 8. April 2026
Sport

Rikthehet “telenovela Mbappe” – Eksperti i transferimeve jep lajm të mirë për Real Madridin

GS 19/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbappe raportohet të ketë arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin për t’u larguar në verën e vitit të ardhshëm.

  

Gazetari italian dhe një nga më të besuarit në botën e futbollit, Fabrizio Romano ka raportuar se Mbappe ka hequr dorë nga bonusi i besnikërisë prej 40 milionë eurosh, vetëm e vetëm të largohet nga Parisi vitin e ardhshëm.

“Kylian Mbappe ka rënë dakord të mos marrë bonusin e tij vjetor të besnikërisë për të luajtur sërish me PSG-në”, ka raportuar Fabrizio Romano, përcjell lajmi.net.

“Me sa dëgjoj, mendoj se destinacioni i tij verën e ardhshme do të jetë Real Madrid, qoftë me klauzolë apo pa pagesë”, theksoi ai më tej.

Destinacioni i ardhshëm sipas të gjitha gjasave për Mbappen do të jetë Real Madridi i cili është klubi më i interesuar për shërbimet e tij.

Rapotimet për kalimin e Mbappes te Real Madridi ishin tema kryesore këtë verë në mediat ndërkombëtare, por që në fund nuk ndodhi./Lajmi.net/

  

  


Teilen: