Wednesday, 8. April 2026
Sport

Guardiola qesh kur gazetari ia kërkon një vlerësim për Man Unitedin

GS 19/09/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka qeshur kur i është kërkuar një vlerësim për Manchester United këtë edicion në Premierligë.

  

Teksa strategu spanjoll po vlerësonte kundërshtarët për titull, një gazetar e pyeti edhe për Manchester United, rivalin lokal të Cityt, shkruan lajmi.net.

Në momentin kur gazetari përfundon fjalën, Pep Guardiola nisi të qeshte.

Manchester City edhe këtë edicion synon të fitojë trofetë madhorë në Premierligë dhe jo vetëm.

“Qytetarët” e kanë nisur mjaftë mirë edicionin në elitën e futbollit anglez duke grumbulluar 15 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Tottenham Hotspur./Lajmi.net/

  

  


Teilen: