Milani ka mbyllur me barazimin pa gola ndeshjen e sotme ndaj Njukasëll në “San Siro”. Një mundësi e shpërdoruar nga kuqezinjtë, të cilët dominuan sfidën duke krijuar shumë raste, por nuk ia dolën të tundin rrjetën.
Në fund të sfidës, edhe pse pa gola të shënuar, UEFA zgjodhi Rafael Leaon si më të murin e ndeshjes, duke i dhënë trofeun simbolik të MVP. Dhe pak minuta më vonë në rrjetet sociale shfaqej kudo futbollisti portugez i Milanit, por jo për këtë çmim që kishte siguruar.
Edhe në faqet satirike sportive pasqyrohej aksioni i tij kur dribloi këdo në zonë e pastaj në mënyrë qesharake tentoi të shënonte me thembër duke u penguar me këmbët e tij për t’u rrëzuar në zonë duke shpërdoruar rastin e artë.
Raphael Leao Dribbling the whole Newcastle Defense and he no still score 😂😂😂😂 pic.twitter.com/qXAfBxzvOR
— Zelsa.sats 💚🌙 (@Ashkaf46) September 19, 2023
“Mendoja se do të thyente portën”, pranoi edhe trajneri Stefano Pioli pas ndeshjes duke komentuar këtë veprim të portugezit i cili është kthyer në memen e kësaj ditë të parë të grupeve të Ligës së Kampioneve.
PANORAMASPORT.AL