Wednesday, 8. April 2026
Sport

​Levy zbulon të papriturën, Kane mund ta shohim sërish te Tottenhami

GS 20/09/2023 1 Min. Lesezeit

Shefi ekzekutiv i Tottenhamit, Daniel Levy ka zbuluar se klubi e ka një klauzolë të rikthimit të Harry Kane në skuadër, në marrëveshjen e bërë këtë verë me Bayern Munichun.

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë kompletoi transferimin në “Allianz Arena” vetëm disa ditë pasi që Tottenhami e filloi sezonin e ri të Premier Ligës.

Ky transferim i kushtoi Bayernit plot 115 milionë euro, raporton KosovaPress.

Tani, Levy ka zbuluar se Tottenhami në fakt ka një klauzolë që e ka përfshirë në kontratën e Bayernit për ta rikthyer në skuadër Kane, opsion ky që i dhuron londinezëve mundësinë për të nënshkruar me Kane në të ardhmen.   

Teilen: