• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U duartrokit kur doli nga fusha, Tonali: Nuk doja të ikja, këtë pritje do ta mbaj mend

20/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sandro Tonali nuk është Donaruma dhe tifozëria e Milanit e ka respektuar në maksimum ish-mesfushorin, që këtë verë u transferua për gati 80 milionë euro te Njukasëlli. “Tonali, njëri prej nesh”, ishin koret e “San Siro”-s për të dhe duartrokitjet nuk munguan edhe gjatë lojës.

tonali san siro

Të gjitha këto kanë emocionuar së tepërmi vetë Tonalin, i cili pas ndeshjes nënvizoi: “Realisht, e mendoja një pritje të bukur, pozitive, ndonëse përpara se të zbresësh në atë që ishte shtëpia jote gjithmonë një frikë të kaplon, se mos ndoshta gjërat nuk shkojnë siç mund të duam.

E shijova çdo minutë të pritjes që më bënë tifozët e Milanit dhe realisht kjo është një mbrëmje që do e kujtoj përgjithmonë. Gjithashtu, nuk mund ta fsheh pasionin tim për Milanin, madje nuk isha unë ai që doja të largohesha nga Milano.

Çfarë ndeshje ishte? Pashë një Milan të madh, me lojtarë të shkëlqyer dhe që bëri një ndeshje shumë të mirë. Ne kishim ardhur mbi të gjitha për të mos pësuar dhe mendoj se në fund mund të jemi OK me pikën e marrë. Ky është grupi më i fortë i kësaj Champions-i, kështu që çdo pikë do të jetë e rëndësishme deri në fund të grupit”, përfundoi i emocionuar ylli i ri i Njukasëllit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Enrique: Ky është futbollisti më i mirë në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.