Wednesday, 8. April 2026
Sport

Enrique: Ky është futbollisti më i mirë në botë

GS 20/09/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri spanjoll Luis Enrique ka disa muaj që ka marrë drejtimin e Paris Saint Germain dhe e ka nisur aventurën franceze me fitore në Ligën e Kampionëve.

PSG ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat të pastër 2-0 për të marrë një nismë të mbarë në garën më të madhe evropiane për klube.

  

ka qenë i qartë pas kësaj ndeshje, duke thënë se ylli francez i skuadrës së tij Kylian Mbappe është futbollisti më i mirë në botë.

“Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në botë, më besoni”, tha fillimisht Enrique.

“Më shumë se aftësitë e tij teknike, ajo që më ka bërë përshtypje është cilësia e tij njerëzore. Është kënaqësi ta kesh atë në dhomën e zhveshjes.

Mbappe është një lider që ka gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën e tij”, ka thënë trajneri spanjoll.

  

  


Teilen: