Dueli i Grupit A në Ligën e Kampionëve, aty ku Bajerni dhe Junajtidi kuotohen si favoritët për të avancuar më tej, do të vihen përballë njëratjetrës në “Allianz Arena”.
Nga kampi i gjermanëve bëhet e ditur se Kingsli Koman dhe Joshua Kimish i kanë realizuar me sukses të gjitha ushtrimet dhe janë të gatshëm për të dhënë kontributin ndaj “djajve”, ndonëse trajneri Tuhel nuk jep siguri para nëse do ta nisin nga minuta e parë apo do t’i rezervohet minutazh i limituar.
Junajtidi nga korsia tjetër është mjaft i ngatërruar në të gjitha drejtimet. Për ta bërë më lëmsh situatën ka mjaftuar raportimi i “Daily Mail” se ekipi i Ten Hagut nuk do të marrë me vete tre futbollistët e lënduar si Mejson Maunt, Herri Meguajër dhe Rafael Varan.
Kjo tablo është më shumë sesa goditje në planet e Erik ten Hagut përpara Champions-it. Personazhet e mësipërme janë parë në qendrën stërvitore, por forma e tyre nuk ka dhënë impulse pozitive te stafi i trajnerëve, të cilët kanë vendosur t’i lënë jashtë transfertës së Mynihut.
PANORAMASPORT.AL