• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayern – Man Utd, dueli i natës në Ligën e Kampionëve

20/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me ndeshjet e para të Grupeve A, B, C e D.

Pa dyshim, përballja kryesore e natës do të jetë aj mes dy gjigantëve evropiane, Bayern Munich dhe Manchester United.

Në këtë takim, të vlefshëm për Grupin A, të tria rezultatet janë të mundshme.

Edhe pse “Djajtë e Kuq” nuk po kalojnë momente të mira në Premierligë, ata dinë të transformohen kur të luajnë në Evropë.

Nga ana tjetër, gjiganti bavarez synon t’i mbajë pikët në “Allianz Arena” sonte.

Ndërkohë, finalisti i fundit i Championsit, Interi, do të mundohet ta vazhdojë formën superiore të shfaqur në derbi me Milanin.

“Nerazzurri” do ta vizitojnë Real Sociedadin sonte në Grupin D, në kërkim të pikëve të para në edicionin e ri të Championsit.

Ndërkaq, Real Madridi do t’ia bëjë sefte në Grupin C në duel me Union Berlinin.

Madrilenët shihen si favoritë, por trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar të bëhet kujdes i shtuar ndaj mrekullisë gjermane.

Në duelin tjetër të grupit, Amir Rrahmani me shokët e Napolit e vizitojnë Bragan.

Kampionët e Italisë e kanë për qëllim ta përsërisin edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve, ku shkuan deri në çerekfinale.

E Arsenali në Grupin B e pret PSV Eindhovenin.

Të përzgjedhurit e trajnerit Mikel Arteta pasi e nisën mirë sezonin në Premierligë, do të tentojnë që këtë formë ta shfaqin edhe në Evropë.

Pjesa dërrmuese e ndeshjeve të sontme do të nisin në orën 21:00.

Next Post

Barça “blindon” anësorin, Balde te “katalanasit” deri në vitin 2028

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.