Wednesday, 13. May 2026
Sport

Formacionet zyrtare Real Madrid- Union Berlin/ “Galaktikët” kërkojnë të rikthehen në superfuqi, gjermanët me Gosens dhe Bonucci

GS 20/09/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madrid do të startojë sot në orën 18:45 rrugëtimin e Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, spanjollët do të presin skuadrën gjermane të Union Berlin.

“Los Blancos” janë të pamoposhtur ende në 5 garat e para të La Liga dhe sot gjithashtu shihen si favoritë. Nga ana tjetër, Union Berlin nga pesë sfida të luajtura së fundmi, tre fitore dhe 2 humbje për gjemannët.

Reali ka mungesa të rëndësishme, ku Carvajal, Courtois, Guler, Militao dhe Vinicius nuk do të jenë në dispozicion të Ancelottit./h.ll/abcnews.al

Formacionet zyrtare

Teilen: