• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy tifozët e Juventusit gjejnë portofolin e mesfushorit bardhezi, ai i shpërblen me…

20/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur sot në stërvitjen e Juventusit dhe nuk bëhet fjalë vetëm për vizitën e Luçiano Spaletit, ish-rival me Napolin e tashmë trajneri i Italisë. Një çift nga Groseto, i cili kishte vendosur të ndiqte stërvitjen me dyer të hapura të bardhezinjve, janë bërë protagonistë të një ngjarje të veçantë.

lokatelii

Masimiliano dhe Luiza, një çift tifozësh që kishin shfrytëzuar vizitën në Torino edhe për të ndjekur nga afër klubin bardhezi, po qëndronin te “Jhotel”, ku kanë gjetur pranë hyrjes një portofol.

“Pa e hapur, pa parë as i kujt ishte, menduam menjëherë që ta dërgonim te recepsioni pasi mendonim se bëhej fjalë për një klient”, shpjeguan ata, teksa kishin mësuar më vonë se bëhej fjalë për portofolin e mesfushorit të Juventusit, Manuel Lokateli.

Punonjësit e hotelit kishin kontaktuar me mesfushorin, i cili kishte marrë portofolin pikërisht nga duart e atyre që e kishin gjetur, duke bërë edhe foto me ta, si dhe duke u siguruar që në fund të stërvitjes, ata të largoheshin me një fanellë origjinale si dhuratë prej tij. “Nuk mund ta imagjinoni çudinë tonë kur u takuam, në këtë mënyrë me një nga kampionët e Juventusit”, treguan protagonistët e kësaj ngjarje.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Inter s’ka të ndalur, pirtet të transferojnë yllin 30 milionësh në merkaton e janarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.