• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përfundojnë pjesët e para në ndeshjet kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

20/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gola me “bollëk” – mbyllen pjesët e para në ndeshjet kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Janë mbyllur pjesët e para në katër përballjet më interesante të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e sotme.

Bayern Munich ka shkuar në pushim me epërsi të dyfishtë kundër Man United në kryendeshjen e mbrëmjes që po luhet në “Allianz Arena”, shkruan lajmi net.

Sane dhe Gnabry me golat e minutave 28-të dhe 32-të ia dhanë avantazhin bavarezëve.

Në avantazh të trefishtë pas 45 minutave të para është Arsenali që po triumfon sigurt kundër PSV-së në stadiumin “Emirates”.

Saka në minutën e 8-të, Trossard në të 20-tën dhe Jesus në minutën e 38-të ishin realizatorët e golave për londinezët në fraksionin e parë të lojës.

Befasia po ndodh në takimin ndërmjet Real Sociedadit dhe Interit. Skuadra vendase është në avantazh 1:0 pas pjesës së parë.

Golin për baskët e shënoi Mendez në minutën e katërt të përballjes pas gabimit të mbrojtësit Bastoni.

Vlen të përmendet edhe epërsia e Napolit në udhëtim te Braga 0:1.

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ishte titullar, por u detyrua të zëvendësohet pas 13 minutave për shkak të një lëndimi.

Të gjitha ndeshjet janë në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Next Post

VIDEO/ Bayern Munich nuk ndalet, bavarezët shënojnë edhe të tretin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.