Wednesday, 8. April 2026
Sport

VIDEO/ “Savanah Savesta”, legjendat e Premier Ligës nuk dinë t’i thonë emrin skuadrës serbe. Plasin talljet

GS 21/09/2023 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti luajti përballë Crvenza Zvedës në Ligën e Kampionëve duke e mundur me rezultatin 3-1, me kampionët në fuqi që e nisën me këmbën e mbarë këtë sezon.

Collage Maker-21-Sep-2023-10-46-AM-9050

Gjithsesi emri i skuadrës serbe u kthye në objekt talljeje në emisionin e njohur “CBS Sports Golazo”, me legjendat e njohura të Premier Ligës, Tieri Henri, Xhemi Karager dhe Mikah Riçards.

Ish-sulmuesi i Arsenalit ishte ai që po i jepte leksion dy anglezëve se si thuhej emri i Crvena Zvezda.

“Cinevella Zizda” ishte emri i thënë nga Riçards, ndërsa Karager tha: “Savanah Savesta”, me të qeshurat në studio që nuk kishin fund.

@cbssportsgolazo #micahrichards and #jamiecarragher trying to pronounce #crvenazvezda is pure hilarity. 🙃 #ucl #ucltoday #championsleague ♬ original sound – CBS Sports Golazo

PANORAMASPORT.AL

Teilen: