• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

ANALIZA/ Zhiru ndien peshën e moshës, por te Milani shpërthen çështja Leao

21/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

25 goditje në total, nga të cilat 9 në kuadrat, por pa arritur të gjejë rrjetën (kjo nuk ndodhte që nga viti 2005 kundër PSVsë). Në këtë statistikë janë të gjitha lajmet e mira dhe të gjitha shqetësimet për vazhdimin e sezonit të Milanit, sepse pas humbjes së rëndë në derbi, skuadra e Piolit luajti një ndeshje të shkëlqyer në debutimin e tyre në Champions kundër Njukasëllit, duke treguar një reagim prej skuadre të pjekur.

AC Milan's French forward #09 Olivier Giroud (L) and AC Milan's French defender #19 Theo Hernandez react during the UEFA Champions League 1st round group F football match between AC Milan and Newcastle at the San Siro stadium in Milan on September 19, 2023. (Photo by GABRIEL BOUYS / AFP) (Photo by GABRIEL BOUYS/AFP via Getty Images)

Por, pavarësisht dominimit dhe mundësive të krijuara (sidomos në pjesën e parë) nuk arritën të gjenin rrugën drejt portës dhe duket qartë se nuk ishte thjesht një episod i pafat. Duket një alergji e mundshme ndaj golit dhe normal që shënjestra drejtohet nga sulmuesit. Olivie Zhiru nuk bëri lojën e tij më të mirë, por si gjithmonë bëri shumë përpjekje dhe në pjesën e parë ishte i rrezikshëm dy herë, përpara se të zhdukej pak nga fusha në pjesën e dytë. Plotësisht e parashikueshme për një lojtar 36-vjeçar që luan çdo tri ditë, por problemi është se Pioli nuk duket se ka dikë tjetër në stol që mund t’i japë francezit pak frymëmarrje, apo akoma më shumë një alternativë të tij për të shënuar, kur Zhiru të ketë mbaruar “plumbat”. Edhe pse merkatoja e verës është vlerësuar maksimalisht, deri tani fusha po jep përgjigje të tjera.

Pulisiç e Çukvueze, Okafor dhe në fund Joviç kompletojnë me emra një repart sulmues për t’u pasur zili, por tre nga katër deri tani nuk kanë pasur ende një ndikim dhe sa më shumë ditë që kalojnë, aq më emadhe bëhet keqardhja e milanistëve, që nuk mund të arrinin te Taremi, i vetmi lojtar ndoshta për karakteristika që mund të mbulonte rolin e Zhirusë. Tani shpresohet që janari,ku diçka Milani mund të korrigjojë, të mos jetë tepër vonë për”djallin”. Gjithsesi, më shumësesa Zhiru, dihet se Milani varetshumë nga Rafael Leao. Por ylliportugez, ashtu si në derbi, nësfidën e dytë të madhe të këtij fillimsezoni qëndroi sërish në hije, por “San Siro” nuk e priti aspak mirë këtë fakt. Përkundrazi, papritur zhurma inkurajuese u shqetësua nga disa vërshëllima, aq më tepër pas një goli gjysmë të bërë, një aksioni cili edhe trajneri Pioli e analizoi me sarkazëm:

“Edhe unë e kisha çarë rrjetën në atë moment”. Rasti është ai i kërkimittë një goditjeje me thembër i pakuptimtë nga Leao, një lajthitje “alla Baloteli”, e cila irritoi shumë tifozët kuqezi dhembi të gjitha kushtëzoi në vazhdimësi lojën e vetë Leaos. Shkurt, përveç se i pa plotë në sulm si skuadër, “djalli” duhet të zgjojë Leaon e vërtetë, përndryshe humbja në derbi dhe barazimi me Njukasëllin do të jenë një antipastë e shëmtuar e vazhdimit të sezonit. Dhe tifozët e Milanit nuk janë mësuar me të tilla shije…

 

Next Post

‘Është faji im’, Onana e merr përgjegjësinë për humbjen nga Bayerni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.