Wednesday, 8. April 2026
Sport

Remzi Ejupi largohet nga FC Prishtina, Rrahman Haradini emërohet president i ri

GS 21/09/2023 1 Min. Lesezeit

Remzi Ejupi edhe zyrtarisht nuk është më në krye të klubit të futbollit të Prishtinës, shkruan Lajmi.net..

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit të Prishtinës, të mbajtur të enjten, Rrahman Haradini është zgjedhur president i ri i klubit dhe aksionari më i madh. Ejupi ishte në krye të Prishtinës për gati dy dekada. E mori drejtimin në vitin 2004.

Gjatë kësaj periudhe, klubi i Prishtinës ka fituar më së shumti trofe në futbollin kosovar. Por viteve të fundit nuk ka pasur suksese të konsiderueshme.

Edhe grupi i tifozëve, Plisat, qe një kohë të gjatë kanë kërkuar largimin e Ejupit nga udhëheqja e Prishtinës. Ejupi u shpërblye me mirënjohje nga bordi i Prishtinës.

  

  


Teilen: