• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro shënon golin e 200 në Champions për zikaltërit: Nuk ishte paraqitje prej Interi, të përmirësohemi

21/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Goli i shënuar prej tij është i 200-ti për Interin në Champions League, por nuk mjaftoi për të sjellë një tjetër fitore në këtë fillimsezoni për Interin. Lautaro Martinez pranoi vështirësitë në fund të ndeshjes, duke kërkuar të motivojë të tijtë për të kthyer menjëherë faqe.

Martinez Lautaro

“Nuk e nisëm ndeshjen siç donim dhe ashtu siç ishim përgatitur për të. Ata na vendosën në vështirësi në 45 minutat e para, pastaj me zëvendësimet arritëm të ngriheshim në këmbë, sepse pjesa e parë ishte për t’u harruar. Duhet të përmirësohemi shumë, ky është fillimi. E rëndësishme është që nuk humbëm”, ishin fjalët e para të kapitenit, që vazhdoi duke marrë përgjegjësitë pasi e konsideroi performancën jo në nivelin e Interit.

“Nuk e kemi nënvlerësuar ndeshjen, ishim të gjithë gati. Trajneri bëri zgjedhjet e tij, por duhet të kujtojmë se Real Sociedadi është një ekip i fortë që ka vënë shumë skuadra në vështirësi dhe sot e bënë me ne. Meritë edhe për ta”. I pyetur mbi sinjalet e marra nga kjo ndeshje, argjentinasi tha: “Jemi të vetëdijshëm që kemi rifituar kontrollin e ndeshjes, është një rrugëtim i gjatë pjekurie, kështu që e rëndësishme është të mos humbasim. Por ne e dimë që nuk luajtëm në nivelin tonë, duhet të ngrihemi, të mendojmë për kampionatin menjëherë, por mbi të gjitha të ngremë nivelin”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Amir Rrahmani mund t’i humbë ndeshjet e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.