Wednesday, 13. May 2026
Sport

Histori motivuese: Atleti nga Malisheva që e humbi njërën dorë në fëmijëri, siguron pjesëmarrjen për Lojërat Paralimpike Paris 2024

GS 21/09/2023 1 Min. Lesezeit

Jeta e ka sfiduar shumë seriozisht sportistin nga Malisheva, Grevist Bytyqi.

Ai mbeti pa krahun e djathtë të dorës derisa po luante futboll dhe po e merrte topin e lojës.

  

31-vjeçari nuk u ndal së ndjekuri ëndërrën për tu bëë sportist.


Grevisti tash e disa vite është një prej atletëve të mirë të vendit, ndonëse pa njërën dorë e ka shumë më të vështirë se konkurrentët.

Grevisti çdo ditë udhëton nga tetë kilometera për tu stërvitur me trajnerin e tij, Adrian Mazreku në stadiumin “Liman Gegraj” në Malishevë.

Ai tashmë është licencuar nga Komiteti Paralimpik i Kosovës për për Lojërat Paralimpike Paris 2024.

Për më shumë, shikoni storien e realizuar nga Lajmi.net.

  

  


Teilen: