• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza taktike/ I pashpjegueshmi Bellingam, ndërrimi i detyruar i stilit dhe leksioni i Realit

22/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur luhet himni i Ligës së Kampionëve, “mbreti” i kompeticionit ndien detyrimin të ngrejë sërish zërin në përpjekje për të rimarrë një fron që Mançester Siti i Pep Guardiolës i mori sezonin e kaluar.

bellingam

Kur topi filloi të rrotullohej në “Santiago Bernabeu”-n e rinovuar pakkush e kishte menduar se Madridi do të priste frymën e fundit për të marrë tri pikët e plota përballë debutuesve të Unionit të Berlinit. Lojtarëve të Karlo Ançelotit iu desh të vuanin të papërshkrueshmen derisa kori i “Hey Jude” (Hej Xhud) u dëgjua fuqishëm në minutën e 94-t për të thyer një mbrojtje të fortë të udhëhequr nga Bonuçi. Mesfushori anglez tha se ishte “Bernabeu” që e shtyu, ndërsa shokët e tij të skuadrës treguan admirimin e tyre për idhullin e ri të Realit.

“Ai ka lindur për të luajtur për Madridin”, tha kapiteni Naço Fernández. Por zbulimi i futbollit gjerman e vuri në provë Realin me një organizim të madh të mbrojtjes duke u përpjekur të zvogëlonte hapësirat, duke kërkuar që rivali të mos mund t’i dëmtonte nga brenda … të rikuperonte topin dhe të dilte shpejt në kundërsulm.

“Një mbrojtje prej graniti, si ajo që kishte dikur Reali. Kështu arrijmë në Bundesligë dhe një ditë do të jemi kampionë të Gjermanisë” këndonin tifozët gjermanë të pranishëm në masë në Madrid (6 mijë vetë).

VIRTYTI I PANJOHUR I ANGLEZIT – Edhe pse anglezi nuk bëri lojën e tij më të mirë, ai ishte sërish vendimtar. Gjashtë gola dhe një asist në gjashtë ndeshje… dhe nuk ka ngurruar të tregojë një virtyt të panjohur në futbollin e tij.

“Ai ka cilësi, por ka edhe fat dhe talent për të qenë në kohën e duhur në vendin e duhur. Kur gjendej aty për të shënuar, kjo do të thotë se është më i zgjuar se të tjerët. E ka këtë cilësi dhe po përfiton atë”, shpjegoi Ançeloti, që e di se ka një as në skuadër. Bellingam ka një gjen që e bën atë të veprojë më shpejt se kundërshtarët, duke i fituar kohën dhe dhënë epërsi vetes dhe ekipit.

NDRYSHIMI I STILIT – Madridi e kishte shumë të qartë se si duhet të planifikonte debutimin e tij europian… por pasi u përplas me murin gjerman u “detyrua” të bënte një ndryshim stili që ndryshoi vizatimin kur ata ishin në zotërim të topit.

Unioni e detyroi Realin të modifikonte skemën 4-4-2 me një mesfushë në formë diamanti për të krijuar një 4-2-2-2 kurioz në qendër të fushës që ndonjëherë dukej më shumë si një 2-4-2-2 falë galopeve të Lukas Vaskez dhe Alaba. Kjo shtoi forcën në sulm, duke e çuar në tre numrin e tyre në zonën e Unionit për të çarë murin gjerman.

MËSIMI – Unioni i Berlinit mundi të ndalë Realin për pjesën më të madhe të kohës. Por në fund dhe gjermanët iu dorëzuan gjigantëve spanjollë siç ka ndodhu shpesh dhe me klube të tjera që kanë zbarkuar në këtë stadium.

Unioni ka dalë duarbosh, atëherë kur Urs Fisher, lojtarët dhe 6 mijë gjermanët në tribuna por mendonin se si do të festonin. Edhe ata kanë mbërritur në shkollën e të mësuarit në Champions në mënyrën më të ashpër të mundshme.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Elezi protagonist i Varazdinit kundër Osijekut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.