Thursday, 9. April 2026
Sport

Frosinone vazhdon ecurinë pozitive

GS 22/09/2023 1 Min. Lesezeit

Frosinone vazhdon ecurinë pozitive!

Skuadra e Frosinone ka vazhduar ecurinë pozitive në këtë fillim sezoni të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, teksa pasditen e kësaj të premteje ka arritur të sigurojë barazimin 1 me 1, në transfertën e vështirë të Salernitana.

Goli i parë i sfidës erdhi pikërisht nga skuadra e Frosinone, të cilët gjetën rrugën e rrjetës, me anë të mbrojtësit, Simone Romagnoli, në minutën e 13’ të sfidës, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij, ndërsa në minutën e 52’-të vjen dhe goli i barazimit nga Jovane Cabral.

Me këtë barazim, Frosinone mbetet në vendin e 5-të të renditjes me 8 pikë, 1 më shumë se Napoli i vendit të 6-të, ndërsa Salernitana mbetet në vendin e 18 me 3 pikë, pas 5 javëvë të zhvilluara të kampionatit.

Teilen: