• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në orarin e FFK-së figuron që ndeshja do të luhet nesër, por Llapi dhe Gjilani do të përballen sot në ‘Zahir Pajaziti’!

23/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me xhiron e 6-të.

Ditën e sotme do të zhvillohen dy ndeshje, kurse nesër do të zhvillohen ndeshjet e tjera, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy takimet që do të luhen sot janë ato mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës, si dhe ai mes Llapit dhe Gjilanit.

Megjithatë, në orarin e publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, figuron se sot do të zhvillohet vetëm ndeshja në Klinë, duke shkaktuar konfuzion.

Tek orari i publikuar i ndeshjes mes Llapit dhe Gjilanit, shkruan se ndeshja do të zhvillohet nesër, me datë 24 shtator në ora 15:00, gjë që natyrisht është e kundërta e realitetit, sepse ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Kjo gjë duket se ka ndikuar edhe tek rrjeti ‘Flashscore’, me sajtin që e ka vendosur këtë takim ditën e nesërme, me orarin e publikuar nga FFK.

Ky natyrisht është një lëshim teknik, por që natyrisht nuk duhet të ndodhë në nivele profesioniste, sepse mund të ndikojë tek disa faktorë, me faktorin kryesor që është keqinformimi i adhuruesve të futbollit, në veçanti i tifozëve nga të dy skuadrat.

/GazetaBlic Sport/


Next Post

Theo jashtë, Pioli vjen me disa ndryshime për ndeshjen me Veronën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.