Thursday, 9. April 2026
Sport

Pioli “përmbys” Milanin, ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë në duelin ndaj Veronës

GS 23/09/2023 1 Min. Lesezeit

Pas humbjes në derbi dhe barazimit zhgënjyes në Ligën e Kampionëve kundër Njukasëllit, Milani duhet patjetër t’u rikthehet fitoreve ndaj Hellas Veronës.

milannnn

Por do t’i duhet ta bëjë këtë pa disa “copa” të vlefshme: portieri Menja është i dëmtuar, ashtu si edhe Pierr Kalulu. Tomori rikthehet gjithashtu nga fillimi në Serinë A, me Piolin që ka vendosur të bëjë një revolucion në formacion.

Ai çuditërisht ka provuar një mbrojtje të paprecedentë me 3 lojtarë për t’i dhënë pushim Teos dhe Kalabrias. Sportiello në portë, treshja me Çau, Kjaer dhe Tomorin. Në mesfushë Musah dhe Florenci si anësorë, Reijnders dhe Krunjiç në qendër. Treshja e sulmit formohet nga Leaon, Pulisiç dhe Zhiru.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: