Thursday, 9. April 2026
Sport

De Biazi vlerëson rolin e veteranit francez: Zhiru, si një mësues për Leaon

GS 23/09/2023 1 Min. Lesezeit

Stefano Pioli dhe tifozët e Milanit presin të kthehen te suksesi në Serinë A pas turpërimit nga Interi në derbin e së shtunës së kaluar.Collage Maker-23-Sep-2023-02-13-PM-9454

Kuqezinjtë presin Veronën në një ndeshje që merr rëndësi të veçantë. Për t’u kthyer te suksesi, Pioli pret shumë nga sulmi i tij, ai pret golat e Olivie Zhirusë dhe Rafael Leaos.

Gjatë një emisioni në “Radio 24”, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, Xheni de Biazi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin e veteranit francez në rritjen e Leaos.

“Duke parë përbërjen e Milanit, mendoj se Zhiru është i vetmi që mund t’i japë një ndihmë Leaos për t’u bërë një kampion. Portugezit nuk i mungon asgjë për të qenë mes të mëdhenjve”, tha De Biazi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: