Thursday, 9. April 2026
Sport

Vedat Muriqi shënon por me ekipin e tij përjetojnë katastrofën 

GS 23/09/2023 1 Min. Lesezeit

Girona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:3 ndaj Mallorca-s.

Në minutën e 4-të, reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është treguar i saktë nga penalltia, 0:1.

Ky gol ka motivuar ekipin vendas dhe e ka deklasuar Mallorca-n e Vedat Muriqit.

Futbollistët Lopez (26′), Dovbyk (32′), Martin (37′), Herrear (45′) e Savio (57′), shënuan për fitoren e thellë të vendasve. 

Prats në minutën e 89-të e 90+3 ngushton humbjen në 5:3.

Pas javës së gjashtë në kampionatin spanjoll, Girona kryeson me 16 pikë apo me 5 fitore  e 1 barazim, pa humbje dhe Mallorca renditet në pozitën e 15-të me 5 pikë.

Teilen: