Thursday, 9. April 2026
Sport

​Ancelotti jep lajmin e mirë për Vinicius

GS 23/09/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Vinicius Junior është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij.

Ancelotti tha se Vinicius është rikuperuar 100%, ndërsa foli edhe për lojtarët e pakënaqur në bankën rezervë, raporton KosovaPress.

  

“Vinicius është rikuperuar 100%. Për mua është e vështirë që t’i lë lojtarët në bankën rezervë, është garë tejet e madhe në mesfushë. Nuk mund të jesh i mërzitur nëse ke dhënë 100% tënd”, tha Ancelotti.

Real Madridi i rikthehet aksionit nesër në La Liga, ku me fillim nga ora 21:00 është mysafirë i Atletico Madridit.

  

  


Teilen: