Kosova ditën e sotme është përballur me situatë të rëndë pasi që pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, e ka humbur jetën në në luftë me grupe të armatosura kriminale serbe në veri të Kosovës
Në emisionin sportiv “Dueli Sportiv”, është folur në minutat e para për rastin në fjalë derisa trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli është shprehur se polici i rënë në detyrë është hero i Kosovës.
“Policia e Kosovës e ka dëshmuar veten në çdo rast që nga themelimi i saj. Shpresoj që sa më parë të bëhen të paktën sigurimi shëndetësor për policët e Kosovës. Serbia vazhdon ta sulmojë Kosovën dhe ne si shqiptarë duhet të bëhemi së bashku, duhet bërë bashkimi kombëtar”, ka thënë Sokoli, shkruan Lajmi.net.
Sokoli ndër të tjera i ka përgëzuar edhe grupeve e tifozerisë në Kosovë për mesazhet që i kanë bërë në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit. /Lajmi.net