Thursday, 9. April 2026
Sport

Broja: Çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë, faleminderit për mbështetjen!

GS 25/09/2023 1 Min. Lesezeit

Armando Broja u rikthye këtë të diel në fushë me Chelsean.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë e nisi sfidën ndaj Aston Villas nga banka e rezervistë, ndërsa zbriti në fushë në minutën e 79’, duke zëvendësuar Caicedo-n.

  

Në një reagim në rrjetet sociale, Broja shprehu keqardhje për humbjen 0-1 ndaj Aston Villas, ndërsa më tej falënderoi të gjithë ata që punuan në rikthimin e tij.

“Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot, por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim”, shkruan Broja. /Lajmi.net 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)

  

  


Teilen: