Pas sulmeve ndaj Milanit, Arturo Vidal duket se ka gjetur një tjetër “viktimë” që ta sulmojë dhe ai është trajneri i Mançester Junajtid, Erik Ten Hag.
Mesfushori kilian nuk i ka kursyer kritikat për teknikun holandez pasi vendosi që të largonte Kristiano Ronaldon nga “Djajtë e Kuq”.
“Ai trajner erdhi qeros. Si mund të largosh Kristiano Ronaldon? Kështu janë këta njerëz. Kristiano ishte golashënuesi i skuadrës dhe ai e largoi. Këta qerosët janë vërtet shumë të komplikuar”, ishin fjalët e Vidal.
PANORAMASPORT.AL