Kosova ditën e sotme është përballur me situatë të rëndë pasi që pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, e ka humbur jetën në në luftë me grupe të armatosura kriminale serbe në veri të Kosovës
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka reaguar për dëshmorin më të ri të Kosovës në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Kush ka vdek për atdhe, nuk ka vdekur por ka le 🇦🇱. Qoftë i lehtë dheu i shqiptarisë për dëshmorin më të ri të kombit, Afrim Bunjaku!”, ka shkruar futbollisti i Lecces në Serie A, Ylber Ramadani, përcjell Lajmi.net.
Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.