Thursday, 9. April 2026
Sport

CIES publikon statistikat: Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë renditet i dyti në botë për asiste

GS 25/09/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë shkëlqimin në kampionatet evropiane.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë Qazim Laçi, i cili luan në Sparta Pragën e Çekisë, po mahnit me paraqitjet e tij.

  

CIES ka publikuar një statistikë të fundit sa i përket produktivitetit në asistet e dhëna deri tani, në të gjitha kampionatet në botë.

Qazim Laçi mban vendin e dytë në botë, me 1.13 asist të dhënë në 90 minuta.

Almoez Ali i Al Duhail renditet i pari në botë me 1.33 asist, ndërsa në vendin e tretë, pas mesfushorit shqiptar, gjendet Alvaro Fernandes i Bragës.

  

  


Teilen: