• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KB Peja eliminohet nga Liga e Kampionëve

25/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

KB Peja është eliminuar nga Liga e Kampionëve

Ekipi pejan ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen çerekfinale të raundit kualifikues të kësaj gare.

  

Peja është mposhtur nga skuadra e Danimarkës, Bakken Bears Aarhus që ka avancuar në gjysmëfinale të raundit kualifikues.

Dueli i luajtur në “Gloria Sports Arena” në Belek të Turqisë, ka përfunduar me rezultatin 103:79 në të mirë të ekipit vendas.

Skuadra daneze ishte dukshëm më e mirë se Peja dhe ka dominuar gjatë tërë takimit, të zhvilluar të hënën. Çereku i parë, përfundoi me shifrat 23:16 në të mirë të ekipit danez, i cili shkëputjen e madhe në rezultat e bëri në çerekun e dytë. Këtë periudhë, danezët e fituan me rezultatin 25:9.

Dy çerekët e fundit, Peja ishte më efikase në shënimin e pikëve sesa në dy periudhat e para, por kjo nuk mjaftoi për të shkrirë epërsinë e Bakken Bears prej 20 pikëve. Çerekun e tretë, Peja e fitoi me një pikë – 30:29 – por ta humbur të katërtin dhe konfirmuar fitoren e danezëve dhe avancimin tutje.

Jacob Calloway ishte më i dalluari te Peja, pasi ndeshjen e përfundoi me 14 pikë, 8 kërcime e 5 asistime. Me lojë të mirë, u veçua edhe Tervell Beck që pati 19 pikë, por që nuk mjaftuan për ta evituar eliminimin nga Championsi. Te skuadra daneze, Malik Parsons realizoi 22 pikë. Pas eliminimit nga Championsi, Peja pritet që garat evropiane t’i vazhdojë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

 

 

  

  


Next Post

Formë e jashtëzakonshme në Bundesliga, Kane: Jam i lumtur te Bayern

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.