Real Madridi ka pësuar humbje 3-1 në udhëtim te rivali lokal Atletico Madridi, në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në La Liga.
Djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, Gianluca Simeone, i cili ishte në “Cívitas Metropolitano” duke parë ndeshjen është filmuar duke bërë disa gjeste fyese në drejtim të zonës ku ndodheshin tifozët e Real Madridit.
Kjo ndodhi në golin e dytë Antoine Griezmann shënoi rezultatin 2:0 pas një goditjeje të shkëlqyer me kokë.
Gianluca Simeone u ngrit nga vendi për të bërë ato gjeste në drejtim të tribunës së Real Madridit.
Diego Simeone’s son, Gianluca Simeone 😭😭😭
Puro Atleti ❤️🤍 pic.twitter.com/RaKvVKEXEU
— Atletico Universe (@atletiuniverse) September 24, 2023
Ky gjest i tij është kritikuar nga mediat spanjolle. /Lajmi.net