Thursday, 9. April 2026
Sport

Probleme për Piolin, humb një nga titullarët e mesfushës. Ja në cilat ndeshje do të mungojë në Serinë A dhe Champons

GS 25/09/2023 2 Min. Lesezeit

Stefano Piolit do t’i duhet që të bëjë përsëri ndryshime në radhët e skuadrës së tij, pasi ka humbur shërbimet e një prej titullarëve fiks të mesfushës. Rade Kruniç, mesfushori boshnjak i kthyer në të paprekshëm në radhët e kuqezinjve, la fushën e lojës në pjesën e dytë ndaj Veronës për shkak të një dëmtimi dhe duket se nuk do të jetë diçka që do të kalojë lehtë.

krunic pioli

Klubi ka bërë të ditur se ai ka një dëmtim në bicepsin femoral në këmbën e djathtë dhe si rrjedhojë, do të qëndrojë pushim për fazë riaftësimi. Klubi bëri të ditur se gjendja e lojtarit do të rivlerësohet pas 10 ditësh, që do të thotë se Pioli nuk do ta ketë në dispozicion të paktën në dy javët e ardhshme lojtarin.

Kruniç pritet të mos jetë i gatshëm të paktën për ndeshjet në kampionat ndaj Kaljarit, Lacios e Xhenoas, por mbi të gjitha shqetëson kuqezinjtë pasi do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Borusia Dortmund.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: