• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozët shkatërruan klasiken e Holandës, merret vendimi për fatin e duelit Ajaks-Fejenord

25/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja klasike e futbollit holandez mes Ajaksit dhe Fejenordit e kësaj të diel, u ndërpre në minutën e 56 të sfidës. Shkak u bë protesta e dhunshme e tifozëve vendas të cilët hodhën fishekzjarrë e tymuese në fushë në shenjë revolte ndaj skuadrës së tyre që po mundej 0-3.

ddddsfsddf

Dominimi i rivalëve historikë solli tërbimin e tifozëve, të cilët prej kohësh protestonin kundër drejtuesve të Ajaksit për rezultatet e dobëta të skuadrës që është shumë larg kreut që në javët e para. Tifozët më pas vandalizuan ambientet e jashtme të stadiumit “Johan Krujf” duke bërë që të ndërhynte policia për t’i larguar, teksa ndeshja ishte braktisur.

Sot “Eredivisie” ka vendosur që kjo sfidë të vazhdojë dhe të mbyllet rregullisht. Dueli do të luhet në të njëjtin impiant, duke filluar nga minuta e ndërprerjes së sfidës me rezultatin 0-3 për Fejenordin. Por në ndryshim nga ndeshja e të dielës, tribunat do të jenë të boshatisura, pasi ajo do të luhet me dyer të mbyllura.

Përtej kësaj, pritet që shumë shpejë të merren masa të tjera disiplinore ndaj Ajaksit, që rrezikon të luajë pa praninë e tifozëve disa ndeshje në të ardhmen, duke komplikuar edhe më shumë pozitat e skuadrës legjendare.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Manchester United interesohet për portier të ri, klubi nuk është i kënaqur me Onanan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.