Thursday, 9. April 2026
Sport

E merr uji palestrën në Istog, dalin pamjet

GS 25/09/2023 1 Min. Lesezeit

Problemet në Palestrën e Sporteve në Istog assesi të ndalen.

Uji sërish ka depërtuar brenda palestrës pas reshjeve të shiut.

  

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë.

Trajneri i KB Istogu, Fikret Shatri, ka publikuar një video nga gjendja e sotme në këtë palestër.

Shatri ka mbetur i zhgënjyer për faktin që nuk po përfundojnë problemet e tilla.

Skuadra e Istogut në basketboll, që këtë sezon për herë të parë po garon në Superligë, ndeshjen e parë nuk mundi ta luajë në shtëpinë e vetë, andaj ndaj Trepçës luajti si nikoqir në Rahovec.

Postimi i Fikret Shatrit pa ndërhyrje në Facebook

Kisha rilinde, nese ky terror do na largohej nga jeta jone! Me kete tmerr jetojme çdo ditê, çdo jave, muaj e vite! Sa kryetar vdiqen pa u jetesu palestra,apo saga vazhdon?! Mose thashte zoti. /Lajmi.net

  

  


Teilen: