• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kampionati Ballkanik i karatesë, Shqipëria siguron 2 medalje argjendi dhe 1 të artë

25/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo fundjavë ka ulur siparin e Kampionatit Ballkanik të Karatesë për të rritur dhe veteranë që u zhvillua për herë të parë në Tiranë në sallën olimpike “Feti Borova”.

Mbi 360 sportistë që përfaqësojnë jo vetëm Shqipërinë e Kosovën, por dhe Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Greqinë, Turqinë, Kroacinë, Bullgarinë apo edhe Rumaninë, kanë bërë të mundur zhvillimin e një kampionati mjaft interesant duke arritur qëllimin e tij dhe ka justifikuar besimin e federatës ballkanike që i besoi Shqipërisë organizimin e tij.

“Ju falënderoj të gjithëve dhe uroj që ky kampionat të përcjellë paqe dhe çdo gjë të bukur që përfaqëson”,- tha Petrit Baba, President i Federatës së Karatesë.

Por më i kënaqur me organizimin e Shqipërisë është presidenti i Federatës Ballkanike të Karatesë, Davor Çipek.

“Unë jam shumë i mrekulluar me organizimin e Shqipërisë dhe të Tiranës. Një nivel i lartë organizimi dhe mikpritje e mendoj se të gjithë u ndjenë të lumtur në Tiranë. Me këtë që shoh nuk do të jetë e largët dita që Shqipëria të bëjë dhe aktivitete më të mëdha. Dhe besoj se e meriton”,- tha Davor Çipek, President i Federatës Ballkanike të Karatesë.

Shqipëria e mbylli këtë aktivitet me 3 medalje, një të artë për veteranë, një argjendi për peshën deri në 60 kg dhe një tjetër po të argjendtë për peshën deri në 67 kg.

Next Post

Tomas Myler tallet pas fitores: Pyesni Dortmundin sa i dobët është Bohumi, Nagelsmani…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.