Wednesday, 13. May 2026
Sport

Albion Rrahmani vazhdon shkëlqimin në Rumani, realizon golin e pestë personal

GS 25/09/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani nuk po ndalet me gola në Rumani.

Ish-futbollisti i Ballkanit ka shënuar për Rapid Bukureshtin në ndeshjen që po zhvillohet me Cluj në kuadër të javës së dhjetë.

  

Ishte minuta e pestë e takimit, kur Rrahmani goditi nga penalltia, por nuk ia doli t mposhte portierin, ndërsa nga topi i rikthyer shënoi me sukses.

Cluj u kundërpërgjigj pas pesë minutash me golin e Deac për rezultatin 1-1. Albioni aktualisht ka pesë gola, ndërsa Ermal Krasniqi që luan te Cluj është në bankinë.

  

  


Teilen: