• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrëfimi i Umtiti: Te Barcelona kisha pakënaqësi, tani jam aty ku dëshiroj

25/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë shumë të gjatë dhënë për L’Equipe, Samuel Umtiti, mbrojtësi i Lille dhe ish-lojtar i Lecce, ka rrëfyer për vitet e fundit të karrierës së tij, ku për një periudhë të gjatë, mbeti “peng” te Barcelona. Umtiti kishte kontratë me katalanasit, por minutat për të ishin mjaft të pakta.

“Kisha shumë pakënaqësi, gjëra brenda që nuk më bënë të ecja përpara”, shpjegoi mbrojtësi, kampion bote me Francën në vitin 2018.

Më pas ai vazhdoi: “Kjo është jeta, kuptova që një karrierë përbëhet nga ulje-ngritje. Ne duhet të jetojmë në të tashmen, të bëjmë gjithçka mundemi, të demonstrojmë se kemi mundësinë për të bërë punë të jashtëzakonshme”.

Së fundi, për aventurën e re në Lille: “Me gjithçka kam kaluar, jam pikërisht aty ku dua të jem. Ne luajmë futboll për t’u ngjitur sa më lart, ka faza që nuk mund të anashkalohen dhe është e qartë. Dua të qëndroj në një klub që dëshiron të bëjë gjëra të mira dhe që njerëzit të shohin cilësitë e mia” – Tha ai.

Next Post

“Është lojtar i kompletuar”, Luis Enrique: Zaire-Emery është një nga më të mirët që kam në skuadër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.