• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Homazhe për legjendën e futbollit tiranas, FSHF nderon Osman Memën

26/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti i futbollit tiranas ka përcjellë sot për në banesën e fundit legjendën Osman Mema, ish-futbollistin e njohur të Tiranës dhe Partizanit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 84-vjeçare.

Në homazhet e organizuara sot në hollin e stadiumit “Selman Stërmasi” të Tiranës kanë marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Zv.Presidenti i FSHF, Lutfi Nuri, anëtari i KE-së së FSHF, Bardhyl Jera si edhe përgjegjësi i Departamentit të Eventeve, Tritan Kokona.

Pasi vendosën kurora me lule dhe u përulën me respekt para arkivolit, duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të ish-futbollistit të njohur, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku tha në një prononcim për median se futbolli humbi një personalitet të madh dhe me shumë tituj në karrierën e tij të lavdishme.

“Sot është një ditë zie për futbollin shqiptar. Kemi humbur një legjendë si Osman Mema, një nga pinjollët më të famshëm të dinastisë Mema, që i ka dhënë kaq shumë futbollit në dekadat e fundit. Për Osmanin mund të flasësh gjatë, pasi ka pasur një karrierë plotë me arritje dhe suksese.

Një personalitet i nderuar me titullin ‘Legjenda e Futbollit Shqiptar’ nga Federata Shqiptare e Futbollit pesë vite më parë, me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë si dhe shtatë herë Kampion i Shqipërisë me fanellat e Tiranës dhe Partizanit. Përveç të tjerave ai ishte një qytetar model dhe me vlera të mëdha.

Në emër të FSHF-së, Presidentit Duka dhe komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mema, të afërmve dhe miqve të tyre për këtë humbje të madhe. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, tha Sekretari Shulku.

Next Post

Nga Spanja: Inter mendon Iscon për sezonin e ardhshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.