Friday, 10. April 2026
Sport

Crvena Zvezda u shpreh ngushëllime familjeve të serbëve të vrarë, të cilët e sulmuan Policinë e Kosovës

GS 26/09/2023 1 Min. Lesezeit

Crvena Zvezda ka reaguar për situatën e krijuar në Kosovë ditëve të fundit.

Klubi më i madh i futbollit serb u ka shprehur ngushëllime serbëve të vrarë në aksionet e tyre terroriste që i kanë organizuar ndaj Policisë së Kosovës, shkruan Lajmi.net.

  

“FK Crvena Zvezda shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave të serbëve në “Kosovë dhe Metohi”, për pasojë është shtyrë deri në njoftimin e dytë ndeshja e derbit të 171-të të përjetshëm, si dhe i gjithë raundi i Superligës. “Kosmeti” ishte dhe do të mbetet përgjithmonë zemra e Serbisë. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat po përballen serbët atje, vetëm sepse duan të ruajnë identitetin dhe traditën e krahinës jugore serbe. Qoftë i përjetshëm lavdia e tyre”, shkruhet në deklaratë e skuadrës serbe, përcjell Lajmi.net.

Derbi Zvezda – Partizan i planifikuar të zhvillohet më 27 shtator është shtyrë.

Nesër në Serbi është shpallur ditë zije Kombëtare. /Lajmi.net 

  

  


Teilen: