Futbollisti i Arsenalit, Bukayo Saka i është bashkuar listës së lëndimeve te skuadra londineze dhe është i dyshimtë për dy ndeshjet e ardhshme.
Lajmi konfirmohet nga trajneri Mikel Arteta të martën përpara ndeshjes kundër Brentford.
“Ai po çalonte pas ndeshjes kundër Tottenham, gjë që nuk ishte shenjë e mirë. Ai nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në seancën stërvitore”, ka thënë spanjolli.
Te skuadra aktualisht nuk janë të disponueshëm edhe Leandro Trossard, Gabriel Martinelli dhe Thomas Partey.
Pas Javës së gjashtë kampionale, Arsenal gjendet në pozitën e pestë në tabelë, e cila kryesohet nga Manchester City.