• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA i jep fund pezullimit të disa kombëtareve të moshave të Rusisë, Çeferin shpjegon: Po i diskriminojmë!

26/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA ka marrë sot një vendim që ka ngritur shumë pikëpyetje rreth organizatës që drejton futbollin në kontinent. Që nga sot, kombëtaret e moshave U17 dhe më poshtë të Rusisë, do të lejohen në kompeticionet ndërkombëtare, e për më tepër mund të përfshihen në kalendar aktivitetesh që këtë vit.

uefa

Vendimi i zyrtarizuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është shpjeguar nga vetë Aleksander Çeferin, presidenti i kësaj organizate, i cili ka bërë të ditur se kështu po mbrohej e ardhmja e futbollit.

“Vazhdimi i pezullimit të UEFA-s kundrejt skuadrave ruse të përbëra nga të rriturit reflekton përkushtimin dhe mbajtjen e një qëndrimi kundrejt dhunës dhe agresionit. UEFA është e vendosur që të mbajë këtë pozicion deri në fund të luftës dhe të rivendosjes së paqes”, theksoi fillimisht Çeferin pas këtij vendimi që lejon ekipet e përbëra nga futbollistë minorenë të marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s po pa flamur dhe pa himnin kombëtar.

“Por duke përjashtuar fëmijët nga kompeticionet tona, jo vetëm nuk njohim dhe mbështetim një të drejtë themelore për zhvillimin e tyre, por edhe i diskriminojmë në mënyrë direkte. Duke u dhënë atyre mundësinë që të luajnë dhe konkurrojnë me bashkëmoshatarët nga e gjithë Europa, po investojmë mbi atë që shpresojmë të jetë një brez i ardhshëm më brilant dhe i aftë, si dhe në një të ardhme më të mirë”, komentoi presidenti i UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gjiganti nga Serie A po kërkon transferimin e Sanchos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.