Friday, 10. April 2026
Sport

Alegri ul në stol autorin e autogolit të vitit, Ramadani nuk preket. Publikohen formacionet zyrtare të Juventus-Leçe

GS 26/09/2023 1 Min. Lesezeit

Juventusi dhe Leçe përballen sot në sfidën që nis javën e 6 të Serisë A, një përballje që çuditërisht sheh të dy këto ekipe të rivalizojnë për të njëjtat objektiva bë klasifikim.

juventus lece

Leçe, në radhët e të cilës aktivizohet Ylber Ramadani, e ka nisur shumë mirë kampionatin dhe me 11 pikët që ka siguruar, mban vendin e tretë, më mirë se sa Juventusi i vendit të katërt. Ashtu siç pritej, mesfushori shqiptar është i paprekshëm në rreshtimin e skuadrës së tij, pasi i ka bindur të gjithë me paraqitjet që ka bërë.

Nga ana tjetër, Alegri ka zgjedhur të mos aktivizojë Vlahoviç, duke rreshtuar Milik përkrah Kiezës. Gjithashtu bie në sy se Gati, autori i autogolit qesharak ndaj Sasuolos, i ka lënë vendin në fushë Ruganit në takimin e sotëm.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (3-5-2) – Sheznji; Danilo, Bremer, Rugani; MekKeni, Faxholi, Lokateli, Rabio, Kambiaso; Kieza, Milik.
Trajner: Masimiliano Alegri

Leçe (4-3-3) – Falkone; Venuti, Bashiroto, Pongraçiç, Dorgu; Oudin, Ramadani, Blin; Almkvist, Krstoviç, Strefeza.
Trajner: Roberto D’Aversa.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: