• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nuk është ende gati si titullar”, Pochettino: Broja do të ketë minuta ndaj Brighton

26/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 278 ditësh mungesë në fushën e blertë, “bomberi” shqiptar Armando Broja u rikthye të dielën në përballjen ndaj Aston Villa, duke i dhuruar një fije shprese tifozëve të Chelsea, se diçka mund të ndryshojë në majën e sulmit me rikthimin e tij.

Mirëpo, tekniku Mauricio Pochettino nuk dëshiron të rrezikojë një dëmtim tjetër e për këtë arsye ka vendosur që në sfidën e radhës në EFL Cup, ndaj “pulëbardhave” të Brighton ta lërë në stol “legjionarin”, teksa një gjë të tillë e konfirmoi në konferencën për shtyp në prag të përballjes, të së mërkurës.

“Ai nuk është i gatshëm ta nisë si titullar. Ai po e ndihmon skuadrën dhe po bën mirë, por atij i nevojitet kohë që të jetë përsëri në formë që të jetë në gjendje që të nisë një ndeshje nga fillimi. Mendoj për 20, 25, 30 minuta ai është në gjendje të ndihmojë ekipin, por nuk është ende në gjendje ta nisë nga fillimi”,- theksoi trajneri i “bluve”. /i.m /abcnews.al 

Next Post

VIDEO/ Ikardi bëhet “gazi i botës”, e pabesueshme çfarë humbet me portën e boshatisur ndaj skuadrës së shqiptarëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.