Te Barcelona të gjithë duken në humor të mirë. Java që lamë pas ka qenë vërtet ideale për skuadrën e Ksavit. Fillimisht pesë gola Betisit, më pas pesë gola Antverpit në Champions dhe së fundmi suksesi me përmbysje kundër Selta Vigos 3-2.
Për të bërë fundjavën edhe më të bukur ka menduar Atletiko, që ka mundur Realin në derbin e Madridit, që i ka mundësuar Barcelonës të kapë vendin e parë në La Liga. Kampionët në fuqi shkojnë pikërisht sonte në mbrëmje në Majorka si lider, ndërkohë që duke filluar nga ora 21:30, përballë do të kenë ekipin e Vedat Muriqit.
Trajneri Ksavi ka bërë disa ndryshime për sa i përket formacionit zyrtar, duke ulur në stol Robert Levandovskin, ndërkohë që sulmuesi shqiptar i Kosovës, Muriqi, kërkon të lerë shenjën e tij në këtë ndeshje speciale, duke synuar golin e tretë radhazi në La Liga.
LIVE: MAJORKA – BARCELONA 0-0
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL