Është mbyllur para pak çastesh dueli i mbrëmjes në La Liga.
Mallorca e ka ndalur Barcelonën në “Son Moix” duke luajtur baras 2-2, përcjell lajmi.net.
Në fakt vendasit ishin në epërsi, por udhëtuesit përmes Lopezit, një çerek ore lojë pa përfunduar takimin barazuan shifrat, shifra këto që dolën të jenë edhe përfundimtare.
Një nga protagonistët kryesorë padyshim se ishte edhe Vedat Muriqi.
Prizrenasi realizoi golin e parë për skuadrën e tij, ndërsa asistoi në të dytën, identik siç bëri edhe Raphina te Blaugrana.
Fantastike kjo – Vedat Muriqi i shënon Barcelonës, kalon Mallorcan në epërsiVedat Muriqi ka kaluar Mallorcan në epërsi ndaj Barcelonës. Dhe kjo, pas vetëm tetë minutash lojë, përcjell lajmi.net. Sulmuesi i kombëtares shfrytëzoi në maksimum një asistim të Sanchez, me këtë të fundit që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes Blaugrana. Në vegëzën e mëposhtme edhe goli i prizrenasit. GOLI KËTULexo me shumëlajmi.net