• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zomer si spektator luksi, 1 pritje çdo 53 minuta

27/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi ka qenë brilant në këto pesë javë të para të Serisë A dhe sigurisht që një nga sekretet e këtij starti është edhe soliditeti i fazës defensive.

zomer

Me 14 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar (Leao në derbi), te zikaltrit nuk e kanë pasur të vështirë të shkojnë në kuotën e 15 pikëve dhe të lënë pas cilindo kundërshtar.

Për t’i dhënë edhe më shumë vazhdimësi ecurisë së deritanishme, në ndihmë zikaltërve u vjen edhe kalendari i lehtë në letër, ku rivalët e radhës janë Sasuolo, Salernitana e Bolonja. Zikaltrit duket se udhëtojnë të qetë tashmë drejt ndeshjeve të radhës, mbi të gjitha falë ndryshimit në mentalitet që ua dëshmojnë edhe numrat.

Në të njëjtën periudhë të kampionatit një vit më parë, zikaltrit kishin vetëm 9 pikë (fitore me Leçen, Specian dhe Kremonezen) dhe kishin regjistruar dy humbje (Lacio, Milan), ndërkohë që kishin shënuar 11 gola dhe kishin pësuar plot 8 të tillë, duke e mbajtur portën të paprekur vetëm ndaj Specias.

Sot skuadra e Inzagit numëron 4 ndeshje me portën e paprekur në 5 javët e para, duke konfirmuar se tashmë prapavija e Inzagit është rikthyer të jetë një mur.

PROTAGONISTËT – Zomer ka marrë vendin e lënë bosh nga Onana, por pak ka para numrit 1. Bastoni, De Vraj (Açerbi) dhe Darmian apo Pavar kanë ofruar më shumë siguri se asnjëherë, e bashkë me ta edhe gjithë skuadra që po bën maksimumin për të mos lejuar topat të filtrojnë drejt zonës së tyre.

Këtë e shpjegon edhe fakti që drejt kuadratit në këto javë të kampionati është goditur vetëm 9 herë, goditje që e kanë mbajtur të paangazhuar 34- vjeçarin zviceran. Sipas statistikës që referon “La Repubblica”, Zomer detyrohet të bëjë një pritje mesatarisht çdo 53 minuta, duke marrë parasysh edhe kohën shtesë.

Me një mesatare të tillë, ish-portieri i Bajernit ka pasur luksin të jetë një spektator në pjesën më të madhe të ndeshjes, falë një Interi që gjithmonë e më shumë po funksionon në mënyrë perfekte në mekanizmat mbrojtës.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nis sot muaji i së vërtetës / Nga Kaljari dhe Napoli te Dortmundi, Juvja e PSG, Milani luan sezonin në 7 ndeshje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.