Friday, 10. April 2026
Sport

​Superliga e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje interesante

GS 27/09/2023 1 Min. Lesezeit

Superliga e Kosovës i rikthehet aksionit sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e shtatë të këtij sezoni.

Që të tri ndeshjet do të zhvillohen në orarin e njëjtë me fillim nga ora 15:00, ku kampioni, Ballkani është mysafirë i Fushë Kosovës.

Ndërkaq, skuadra e Malishevës e pret në shtëpi liderin aktual, Llapin.

Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe skuadrës së Lirisë.

Programi i sotëm:

15:00 Fushë Kosova – Ballkani

15:00 Malisheva – KF Llapi

15:00 Gjilani – Liria 

Teilen: