• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Barcrlonës ankohet për ‘gabimin fëmijëror’ në barazimin ndaj Mallorcas

27/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xavi ankohet për ‘gabimin fëmijëror’ në barazimin ndaj Mallorcas.

Barcelona ende nuk ka humbur në La Liga këtë sezon, por seria e tyre prej gjashtë ndeshjesh fituese përfundoi të martën në mbrëmje, pasi barazuan 2-2 me Mallorca në Son Moix.

Nikoqirët kryesuan dy herë përmes Vedat Muriqit dhe Abdon Prats, por Barcelona barazoi në të dyja rastet me anë të Raphinha dhe Fermin Lopez, i cili shënoi golin e tij të parë konkurrues për ekipin e parë.

Ishte një mbrëmje frustruese për Barcelonën dhe trajneri Xavi Hernandez tha për mediat pas ndeshjes se ishte një ndeshje që skuadra e tij duhet ta kishte fituar. Ai ndjeu se skuadra e tij bëri shumë gabime gjatë 90 minutave.

“Është një pikë e pamjaftueshme, dhe kjo është për shkak të gabimeve tona. Goli i dytë që ata shënuan ishte një gabim fëmijëror”, ka thënë Xavi pas ndeshjes.

Xavi sigurisht që ka arsye për të qenë i zemëruar. Goli i parë i Mallorca erdhi nga një tollovi në mbrojtje, ndërsa i dyti erdhi nga një top i gjatë që u përfundua me sukses nga Prats.

Barcelona do të shpresojë të rikthehet shpejt. Ata përballen me Sevillan në stadiumin Olimpik të premten, edhe pse andaluzianët do të shkojnë në atë ndeshje me besim të lartë pas një fitoreje të shkëlqyer të martën.

Next Post

VIDEO/ Icardi kopjon penalltinë e famshme të Messi-Suarez, argjentinasi del huq

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.