Një ngjarje interesante ka ndodhur në Rusi.
Mediat ruse publikuan një video incizim interesant, ku përfshihet në një skandal të ri sulmuesi i Spartak Moskës, Quincy Promes.
Promes kishte hyri i tërbuar në Polici dhe kërkoi që miqtë e tij të liroheshin nga burgu – ku përfunduan nën dyshimin për posedim droge.
Ngjarja kishte ndodhur një vit më parë.
Pasi policia nuk u pajtua me të, Promes u tërbua dhe në momentin tjetër ofroi para për lirimin e miqve të tij – ndërsa bënte gjeste të tmerrshme me duar.
Gazeta ruse “Mash” raporton se në fund ryshfeti nuk është paguar, por miqtë e ish-lojtarit të Ajaxit janë liruar menjëherë pas incidentit.
Promes tani mund të përballet me akuza penale për përpjekje për të korruptuar policinë. /Lajmi.net
Ondertussen in Moskou: Quincy #Promes maakt zich erg druk op een Russisch politiebureau nadat zijn vrienden waren gearresteerd wegens het rijden onder invloed van alcohol en drugs. (Bron: Russische media op Telegram) 1/2 pic.twitter.com/MROr2AtORq
— Maurits Kappetijn (@SleeveZipperr) September 25, 2023