Friday, 10. April 2026
Sport

Zelensky e ka emëruar ish-futbollistin Shevchenko si këshilltar i pavarur i ti

GS 27/09/2023 1 Min. Lesezeit

Volodymyr Zelensky ka emëruar ish-futbollistin dhe trajnerin Andriy Shevchenko si këshilltar i pavarur i tij.

Presidenti ukrainas e bëri të ditur vendimin me dekret presidencial në një takim që u zhvillua mbrëmë.

  

Ish-futbollisti ukrainas ka luajtur për Dynamo Kyiv, Milan dhe Chelsea.

Nga viti 2016 deri në vitin 2021 ka qenë trajner i kombëtares së Ukrainës dhe gjithashtu ka titullin Hero i Ukrainës.

Ai është fitues i “Topit të Artë” si sulmuesi më i mirë i UEFA-s në vitin 2006.

  

  


Teilen: